Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ketri lë pa rrymë 45 mijë kalifornianë

Një kompani energjetike në Kaliforni ka raportuar se një ketër ka qenë përgjegjëse për avarinë që la pa rrymë mijëra konsumatorë.

Kompania “San Diego Gas and Electric” raportoi se një nënstacion i saj kishte rënë nga funksioni të martën pasdite pasi një ketër kishte rënë në kontakt me kabllot e tensionit të lartë, raporton UPI.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një nënstacion momentalisht ka rënë nga sistemi dhe jemi duke punuar shumë që ta riparojmë”, ka shkruar në Twitter kompania SDG&E. “Faleminderit për durimin”, transmeton Koha.net.

Rreth 45,000 konsumatorë në Balboa Park, Chollas Creek, City Heights, Hillcrest, Mission Hills, Normal Heights, North Park, Oak Park, Old Town dhe në zonat rrethuese mbetën pa anergji elektrike nga ora 12:30.

Ekipet e mirëmbajtjes ia dolën të rikthenin rrymën në zonat e prekura rreth orës 13:30.