Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bukuritë natyrore të Islandës me peizazhe mahnitëse

Gjatë ditëve të verës, Islanda zbulon peizazhet joshëse të cilat lirisht mund të marrin epitetin e veprave artistike të natyrës. Ujëvarat, liqenet dhe pika e kontaktit mes pllakës tektonike amerikano-veriore dhe euro-aziatike janë vetëm disa nga atraksionet turistike të cilat i ofron ky vend vullkanik.

Islanda, toka e ishullit, që ndodhet pranë Grenlandës, është larg nga pjesa kontinentale e Evropës. Ishulli ndodhet në Atlantikun e Veriut dhe është i banuar nga pak më shumë se 330.000 njerëz, raporton AA.

Vrazhdësia dhe terreni i papërshtatshëm i japin Islandës një notë e cila vizitorët i lë pa frymë.

Disa nga këto peizazhe gjenden në ujëvarat Seljalandsfoss dhe Skogafoss, të gjata nga 60 metra.

Islanda është e pasur me liqene të akullt, në mesin e të cilëve liqeni më i njohur Jokulsarlon, ku janë xhiruar skena të filmave të njohur “Batman Begins” dhe “Game of Thrones”.

Edhe Shpërthen sërish vullkani në Islandë Botë Shpërthen sërish vullkani në Islandë

Në jug të Reykjavikut është i vendosur parku nacional Thingvellir. Ky vend është i njohur si pika ku preken pllakat tektonike amerikano-veriore dhe euro-aziatike.

{gallery}