Maqedonia prin në rajon për nga afetarizmi, ndërsa ndiqet nga Kosova. E fundit në këtë aspekt del të jetë Shqipëria.
Shtetet e Ballkanit llogariten të jenë vendet me popullsinë më fetare në Evropë, madje ata vetë deklarohen si të tillë. Interesante, është radhitja e Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo radhitet e fundit në rajon për nga deklarimi i popullsisë për fe. Vetëm 39% e banorëve shqiptarë deklarohen fetarë.
Por, ajo që bie në sy, është se Kosova zë vendin e dytë në këtë radhitje.
Kosovarët janë vetëdeklaruar si fetarë më shumë se shumica e vendeve të rajonit.
Në Kosovë, 83% e popullsisë është deklaruar si fetare. Ndërkohë, vetëm Maqedonia e ka kaluar Kosovën, e cila prinë në rajon për nga fetarizmi i popullsisë, transmeton Koha Jonë.
88% e popullsisë maqedonase janë fetarë. Madje, Maqedonia e Kosova dalin të jenë më fetare se Turqia. Në shtetin turk 79% e banorëve janë deklaruar të tillë.