1 maji është dita e 121 në kalendarin Gregorian. E këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë.
Më poshtë do të gjeni disa ngjarje interesante që bënë histori në po këtë ditë por në vite të ndryshme, duke nisur më 1 majin që shënon ditën e punëtorëve në mbarë botën, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shumë vende të botës përkujtohet më 1 maj, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).
1776- Formohet Iluminati në Ingolstadt.
1786 - Opera Martesa e Figarosë e kompozuar nga Mozart u shfaq për herë të parë në Burgtheatër të Vienës
1902 - Mendohet të jetë krijuar Shoqata e Punëtoreve në Shkodër nga Shtjefën Ingrizi.
1930- Planeti Pluton, u emërua zyrtarisht.
1956- Një mjek në Japoni raportoi një epidemi të rrallë e të panjohur të sistemit nervor, duke shënuar zyrtarisht zbulimin e saj dhe i vënë emrin Minamata.
1977- 36 persona u vranë në sheshin Taksim, Stamboll gjatë kohës kur po festonin për ditën e punëtorëve.
2004 - Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Qipro, Sllovakia dhe Sllovenia i bashkohen Bashkimit Evropian.