Ohër, 7 prill - Me zbulimin e pllakës përkujtimore të vendosur në fanar elektrik të portit të qytetit në Ohër u shënua 100-vjetori i vendosjes së dritës së parë elektrike në qytet nga ana e Ushtrisë Austriake në vitin e largët 1916.
Për këtë ngjarje, siç raporton AA, në arkivin e qytetit në Ohër është ruajtur fotografia dhe një dokument i shkruar. Pllaka në të cilën qëndron “100 vite nga fanari i parë elektrik në Ohër” është nënshkruar në gjuhën maqedonase dhe gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHistoriani Nikolla Mitroviq tha se në këtë mënyrë Ohri tregon se kultivon historinë e tij urbane.
“Historia e saj është shumë interesante meqë Ballkani, e veçmas rajoni jonë çdoherë ka qenë udhëkryq i shumë kulturave, traditave dhe ushtrive. Kështu në Luftën e Parë Botërore, ushtritë austriake të cilët ishin stacionuar veçmas në qytetin e Ohrit përmes një fabrike i riparonin armët e tyre. Repartet elektrike kanë shfrytëzuar në mbrëmje për ndriçimin dhe në këtë mënyrë disa shandanë, konkretisht drita rrugore me furnizim të energjisë elektrike”, tha Mitroviq.
Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ambasadorja e Austrisë në Maqedoni, Renate Kolber dhe kryetari i Këshillit drejtues i EVN Maqedoni, Shtefan Peter.
“Para 100 viteve nga zbatimi praktik është sjellë dritë në qytetin e Ohrit. Shumë çifte në mbrëmje do të mund të shëtisin përveç afër dritës së Hënës edhe afër kësaj drite”, tha ambasadorja Kolber.
Kryetarja e Këshillit të Komunës së Ohrit, Gordana Konjanoska tha se bëhet fjalë për një monument që do të jetë përkujtues i diçkaje që me rëndësi ka ndodhur në Ohër në të kaluarën.