Kulturë

Hadi Shehu përkujtohet në ditën e teatrit

Vepra e aktorit të njohur shqiptar, i cili u nda nga jeta pak javë më parë, Hadi Shehu, është përkujtuar në ditën ndërkombëtare të Teatrit.

Teatri i qytetit të Gjakovës e ka shënuar këtë ditë duke prezantuar përmes video-projektorit shfaqjen e fundit, në të cilën luajti një nga yjet e artit skenik në vend.

prej Druri”, me regji të Gëzim Kame, është kjo drama me të cilën i dha fund karrierës aktori Hadi Shehu.

Në ceremoninë e varrimit të Shehut ishte propozuar që Teatri i Qytetit të Gjakovës ta mbajë emrin e aktorit të ndjerë, por një gjë e tillë duhet ta marrë miratimin e asamblesë komunale.

Aktualisht, në Teatrin e Gjakovës janë pranuar edhe gjashtë aktorë të rinj rezidentë, ndërkohë krahas vështirësive të mëdha, ky teatër po arrin të funksionojë për dallim prej teatrove tjera të Kosovës.

Këtë vit, Teatri i Qytetit të Gjakovës do të shënojë dyzetvjetorin e themelimit, ndërkohë ky teatër vazhdon të prodhojë emra të mëdhenj të skenës teatrore të vendit.