Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova në samitin Pan-Evropian të Pronësisë Intelektuale

Në samitin dy ditor që po mbahet në Bruksel për pronësinë intelektuale në kuadër të IP Summit të Pronësisë Intelektuale Pan-Evropiane, Kosova po përfaqësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht nga drejtori i Zyrës së Drejtës së Autorit, Valon Kashtanjeva.

Në cilësinë e folësit nga Kosova, Kashtanjeva foli për “Zbatimi i të Drejtës së Autorit dhe çështjet e përgjegjësisë” në Epokën Digjitale – (për rregullat e BE-së dhe nevojën për ndryshime), ku ndër të tjera përmendi edhe përvojën e Kosovës në mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe luftimin e piraterisë dhe falsifikimit, transmeton Koha.net. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova për herë të parë, në mesin e shumë shteteve tjera në kuadër të Samitit Evropian të Pronësisë Intelektuale, ka pasur rastin të tregojë përvojën e saj në avancimet që ka arritur në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.