Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Evetari” si kapitulli i ri në botën e artit

Krejt historia prapa “Evetarit” të Edon Muhaxherit, që i tejkalon kufijtë e një ekspozite a projekti të rëndomtë artistik, thjesht mund të përshkruhet si një kapitull i ri në artin bashkëkohor. Por jo vetëm kaq. Ai i kthehet së kaluarës duke i dhënë asaj një tjetër dimension.

Në këtë rast, alfabetit të harruar shqip dhe këtë e bën 173 vjet pas. Janë qindra rrëfime se si i lindën ideja, sfidat dhe synimet prapa ekspozitës që do të hapej në prill të këtij viti në galerinë “Riggs-Leidy” në Baltimore të ShBA-së, e që nuk do të mbetej veç një prezantim i shkronjave të Naum Veqilharxhit dhe automatonit-protorobotit mekanik që i shkruan ato. Ky është shembulli i përkushtimit të artistit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi vepra e tij kthen vëmendjen e botës mediatike nga një alfabet i harruar në shqip, e pasi mjeti që shkruan në këtë alfabet iu dhurua Muzeut Kombëtar të Arsimit në Korçë pikërisht në javën kur u festua 105-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, kosovari Edon Muhaxheri është kthyer në vendlindje për të shpalosur rrëfimin e tij të suksesit. “Evetari” ishte thjesht një punim diplome, tash një kthesë në karrierën e tij...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.