Religjioni i identitetit në Kosovë: praktikat historike dhe bashkëkohore të pelegrinazhit

Religjioni i identitetit në Kosovë: praktikat historike dhe bashkëkohore të pelegrinazhit

04 nëntor 2017 09:54

“Identiteti etnik nuk është diçka i pandryshueshëm, ndërsa popujt dhe kombet nuk janë entitete të izoluara dhe të ndara“. Ka vetëm pak vende në Evropën e sotme ku një deklaratë e tillë mund të jetë kundërthënëse në masën në të cilën ajo është në Kosovë.

Megjithatë, atë e ka thënë antropologu kulturor holandez, Ger Duijzings, në librin e tij të botuar në vitin 2000, pikërisht i pajisur me përvojën e punës etnografike me bashkësitë fetare në Kosovë. Studimi i Duijzingsit “Religjioni dhe identiteti në Kosovë“ është shkruar në bazë të hulumtimeve në terren, të cilat autori i ka kryer në fillim të viteve ‘90 të shekullit 20, kur Kosova ishte nën kontrollin e fortë të regjimit në Beograd, dhe shumë fenomene të cilat ai i përshkruan në libër më nuk ekzistojnë, shkruan sot Srgjan Atanasovski në Koha Ditore.

Por, punimi i tij paraqet një dëshmi të përhershme për një Kosovë tjetër fare dhe për nevojën që në këto hapësira të mendohet jashtë fotografive bardhezi për armiqësinë e dy bashkësive etnike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme