Artisti kosovar me shtatë vepra në Leipzig

Artisti kosovar me shtatë vepra në Leipzig

24 tetor 2017 11:42

Me vepra në teknikë të kombinuar midis vizatimit, ilustrimit e shtypit mbi pëlhurë, artisti multimedial Shuk Orani do të prezantohen në Leipzig.

Ai do të bëhet pjesë e një ekspozite bashkë me katër artistë nga Gjermania, të cilët punojnë në zhanre të ndryshme. Galeria “Hermeling & Schreckenberger” do të jetë nikoqire e pesë artistëve në ekspozitën e cila do të hapet më datën 28 të këtij muaji.

Shtatë pikturat me të cilat do të prezantohet artisti kosovar, i cili jeton në Gjermani, janë përmbledhje e shtatë vjetëve të fundit. Orani do të prezantohet me punime mikse, midis pikturave të realizuara që nga viti 2010, në mesin e tyre edhe ato që ai i kishte ekspozuar një vit më parë në “MOCA - Museum of Contemporary Art” në Pekin.

Ai thotë se të gjitha këto janë të realizuara me ngjyra vaji mbi pëlhurë. Por një prej tyre është më ndryshe dhe vë në pah anën multimediale e eksperimentale të artistit, që e dallon artin e tij. Orani tashmë ka arritur që të bëhet pjesë e jetës kulturore në Hamburg, në vendin ku ai jeton, pasi që edhe ka të hapur atelienë e tij mu në qendër të qytetit...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme