Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Çifti i muzikës si terapi

Mbajtja e koncerteve dhe e masterklaseve në zona konflikti a në vende që kanë përjetuar tragjedi nga shkaqe natyrore ose terrorizmi, popullarizimi i muzikës klasike në këto vende dhe mbështetja e muzikantëve të rinj, janë qëllime i dy instrumentistëve të rinj rusë.

Pianistja Maria Nemtsova dhe saksofonisti Vitaly Vatulya ka gjashtë vjet që nisën misionin e tyre, ku muzikën e shfrytëzojnë si terapi, shkruan sot “Koha Ditore”. “Muzikë për paqe” titullohet projekti i tyre i cili tashmë është shpalosur gati në të gjitha vendet e botës të cilat kanë kaluar nëpër luftëra ose kanë përjetuar tragjedi të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nemtsova dhe Vatulya, përveç se janë instrumentistë të shkëlqyer, muzikës ia kanë parë hairin edhe në formë tjetër. Ajo i ka bashkuar. Ka dy vjet që lidhjen e tyre e kanë kurorëzuar dhe krahas dashurisë që kanë për njëri-tjetrin, mundohen që atë ndjenjë ta sjellin përmes instrumenteve që më pas ta përçojnë tek njerëzit. Për t’i dhënë më shumë kuptim misionit që kanë nisur, gjithçka që bëjnë në saje të projektit është bamirëse.

Koncertojnë në mënyrë vullnetare, mbajnë masterklase dhe mbështesin të rinjtë e talentuar që të depërtojnë në skenën muzikore evropiane. Këtë gjë e kanë bërë edhe në Kosovë, tri herë me radhë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.