Prishtinë, 12 tetor - Institucioni që ka marrë nën mbrojtje “Shtëpinë e përshpëritshme” në Shtime është bërë shkas që të ndërhyhet jashtëligjshëm në këtë monument. Objekti dykatësh i ndërtuar më 1923 ka marrë pamje tjetër. E kjo është bërë me paratë e Ministrisë së Kulturës.
Ky institucion që vetë e ka marrë nën mbrojtje këtë ndërtesë, ka financuar rinovimin e saj, ku edhe janë bërë ndërhyrje pa kurrfarë lejeje nga institucionet e trashëgimisë kulturore, gjë që bie ndesh me Ligjin për trashëgimi kulturore. Përderisa zyrtarët e Ministrisë së Kulturës mundohen të shfajësohen se nuk kanë udhëhequr procedurat e prokurimit, ata të Komunës së Shtimes thonë se do t’i bëhet një zgjidhje kësaj çështjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shtator të këtij viti Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka marrë vendim për ndërprerjen e punimeve, por një gjë e tillë deri të mërkurën nuk ka ndodhur. Shtëpia është izoluar me stiropor prej tetë centimetrash, dhe ka marrë ngjyrë të bardhë. I është ndërruar kulmi e po ashtu punime janë zhvilluar edhe në brendësi. MKRS-ja vitin e kaluar e ka futur në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme (gjerësisht, sot në “Kohën DSitore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.