Nëntë vjet më parë, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit kishin deklaruar se hartimi i Ligjit për muzetë do të jetë prioritet i këtij institucioni.
Por kanë kaluar 18 vjet pas përfundimit të luftës dhe shteti nuk e ka një ligj të tillë, ani pse nëpër komuna të ndryshme janë ndërtuar objekte që konsiderohen muze pa u mbështetur në një dokument të tillë, shkruan sot Koha Ditore.
Një ligj për muzetë, Ministria e Kulturës nuk do të mundë ta bëjë as sivjet dhe as nuk do të ketë mundësi që ta dërgojë asnjë projektligj në Kuvendin e Kosovës.
Institucioni më i lartë kulturor në vend nuk figuron fare në pakon legjislative të Qeverisë për vitin 2017.
Vitin e kaluar MKRS-ja kishte dështuar të miratojë Projektligjin për kinematografi, e më 2015 një gjë e tillë kishte ndodhur me Projektligjin për trashëgimi kulturore. Që të dyja këto projektligje ishin tërhequr nga Kuvendi i Kosovës nga vetë MKRS-ja. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Me mbi një vit vonesë hapet thirrja për Këshillin Kombëtar të Arteve
-
Ministria e Kulturës me 137 konsulentë e rrezikim milionash
-
Vlerësimi i projekteve të trashëgimisë kulturore në pritje ekspertësh
-
Ministria zotohet për thirrje të veçantë trevjeçare për organizatat e kulturës
-
Mungesa e nominimeve zgjat afatin për kandidaturat e Këshillit Kombëtar të Arteve