Libri “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” i Petrit Imamit paraqet një botim shumëfish të përpunuar, plotësuar e zgjeruar të librit më të njëjtin titull i botuar para dy dekadash.
Është interesante të kujtojmë se edicioni i parë qe botuar sefte në vitin 1998, në kohën e përleshjeve të ashpra në Kosovë dhe asokohe policia bastisi botuesin “Samizdat B92”, dhe konfiskoi gati krejt tirazhin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, libri u rishfaq dy vjet më vonë, pas rënies së Milosheviqit nga pushteti, në versionin e njohur paraprak, i cili përmbante ca plotësime e korrigjime në raport me botimin e parë të 1998-s, shkruan sot Koha Ditore.
Ky botim i ri, është së paku nja dyfish më i zgjeruar sesa ai paraprak dhe është i ndarë në tri vëllime.
Vëllimi i parë, i botuar më 2016 përfshin ngjarjet nga kohët e hershme deri më 1944, i dyti, i cili ka dalë sivjet, trajton ngjarjet prej 1945-s deri më sot, përderisa i treti është në përfundim e sipër dhe në tërësi do t’u kushtohet lidhjeve kulturore serbo-shqiptare.
Kësisoj ky botim tek tash ka arritur në 900 faqe impresive e me vëllimin e tretë do të arrijë dukshëm më shumë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)