Filloi puna për konservimin e Monumentit më të rëndësishëm të Kujtesës: Burgut të Spaçit, projekt i hartuar nga CHwB-Albania me financim të Qeverisë suedeze.
Ky projekt parashikon ndërhyrje të përgjithshme në konsolidim, pastrim, sistemim dhe hulumtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo punë do të bëhet në të gjithë territorin e rrënojave të kompleksit, për gjithë pjesën e godinave që janë shkatërruar pjesërisht dhe të një pjese të mirë të materialeve që ndodhen në vend.
Të pranishëm në inspektimin e zonës dhe nisjen e punimeve ishin ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, zv. ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton, drejtoresha e përgjithshme e CHwB-së Lejla Haxhiq, drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani, kryetari i Bashkisë Mirditë, Ndrec Deda dhe anëtari i Bordit drejtues nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Gëzim Peshkëpia.
Në këtë takim, Kumbaro u shpreh se për 25 vite nuk ka pasur asnjë plan mbrojtës për këtë godinë, e cila ishte lënë në harresë. Gjithashtu theksoi se realizimi i kësaj ndërhyrjeje është mjaft i rëndësishëm për të ndaluar degradimin e sitit dhe për të shpëtuar ndërtesat. Kjo është faza parë e projektit.
Faza e dytë, ajo e muzealizimit, do të jetë një projekt kompleks, i cili duhet të studiohet mirë dhe të dalë nga një konkurs ndërkombëtar për arritur në rrëfimin e historisë dhe në ruajtjen e vërtetësisë së objektit.
Robert Wilton u shpreh se kemi pasur mbështetjen e qeverisë suedeze për të realizuar këtë projekt kaq të rëndësishëm. “Spaçi njihet si shenja e vuajtjes së të kaluarës, prandaj ne duhet të mbrojmë historinë, ne duhet ta ruajmë atë të gjithë së bashku”, tha ai.
Anëtari i Bordit drejtues nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Gëzim Peshkëpia tha në fjalën e tij se më në fund arritëm një fillim ku jemi të përfaqësuar simbolikisht, ne të burgosurit politik. “Uroj që shprehja “fillimi i mirë është gjysma e punës” të gjej sot këtu strehë ndërmjet nesh si garanci e një premtimi, për një punë të mbarë e të sukseshme,” përfundoi Peshkëpia.