“Treqind mijë veta janë torturuar ose janë thirrur në polici”.
“Rankoviqi ka ushtruar tortura të jashtëzakonshme, tortura drastike, tortura çnjerëzore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është thënë se numri i banorëve të përgjuar të komunës, do me thënë, të disa komunave, sillet deri në 140 mijë veta”.
“Është periudha më errët dhe më e vështirë për popullin e Kosovës, për shqiptarët e Kosovës, është periudha e Rankoviqit”.
“Dikush tha që u kanë ngat Titos, atë, tha, e kishin qit”.
“E rrëzoi Tito, jo vetëm për shqiptarët, por e rrëzoi sepse ishte rrezikuar edhe froni i tij”.
“Duhet me llogarit se Serbia nuk është armik i sotit, as i djepit, por është i kahershëm”.
Janë të gjitha këto fjali të shkëputura prej dëshmive të ish-të burgosurve, familjarëve të të vrarëve ose prej dokumenteve arkivore që do t’i sillen për herë të parë opinionit, shkruan sot Koha Ditore.
Janë dhjetëra orë xhirime e qindra faqe dokumentesh të cilave u është hequr pluhuri prej regjisorit Fatmir Lama.
Një pjesë të tyre po i përmbledh bashkë me montazherin e KTV-së, Kreshnik Shala, për ta përgatitur promon e pjesës së tretë, “Rënia e Rankoviqit” të ciklit të dytë të dokumentarit hulumtues-faktografik, “Rrëfime për Kosovën”.
