Fast and Furious 8 është duke grumbulluar një shumë të majme parash në arkat filmike, kështu duke ia kaluar përfundimisht edhe “Star Wars”, madje kjo fitore është e cilësuar ndërkombëtarisht.
Pjesa më e re e “Fast and Furious 8” vetëm në javën e parë ka marrë 100,2 milionë dollarë në vend, ndërsa gjithsej 432.2 milionë dollarë, përcjell Koha.net.
Kjo shumë i jep atyre fitimin më të madh të të gjitha kohërave.
Ndërkombëtarisht, këto janë shenja që filmi nuk është duke u ngadalësuar por ka arritje të mëdha.
“Fast and Furious” ka korr suksese në 17 territore duke përfshirë Argjentinën, Kolumbinë, Egjiptin, Izraelin, Indonezinë, Libanin, Malajzinë, Pakistanin, Panamanë, Perunë, Portugalinë, Afrikën Jugore, Venezuelën dhe Vietnamin.
Në Kinë, filmi ka fituar përafërsisht 190 milionë dollarë, duke mposhtur rekordin e paraardhësit “Fast and Furious 7”.
-
16 prill 2017 22:59
-
Shpërndaje në: