Kronikë

Lirohen dy policët e arrestuar për manipulim provash rreth vdekjes së Ivanoviqit

Descriptive Text

Gjykata Themelore e Mitrovicës, pak minuta më parë ka liruar dy policët e Kosovës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nën dyshimin se kanë manipuluar provat rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Lajmin për “Kohën Ditore” e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla.

Prokuroria, sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata, që t`u caktojë një muaj paraburgim të dyshuarve.

Dy policët janë Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq. Ata, sipas burimeve, dyshohet se një gëzhojë e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera.