Tetë persona të akuzuar për terrorizëm u arrestuan në Kuala Lumpur të Malajzisë. Pjesë e grupit është edhe një 35-vjeçar shqiptar.
Mediat lokale raportojnë se grupi është i përbërë nga 4 malajzianë, 3 filipinas dhe shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Operacionet për arrestimin e tyre u bënë në 3 qytete të ndryshme të vendit.
Një zyrtar i policisë u tha mediave se arrestimet u bënë pas pjesëmarrjes së 7 personave të ndaluar në një seri sulmesh gjatë muajit të kaluar, transmeton TopChannel.
Ndërsa operacioni i dytë i zhvilluar më 1 tetor çoi në arrestimin e 35-vjeçarit shqiptar, i cili kishte shkuar në Malajzi si i ftuar i një universiteti publik atje.
Sipas policisë, shtetasi shqiptar luante një rol drejtues në grupin e të arrestuarve dhe detyra e tij ishte të mbante lidhjet me Shtetin Islamik. Krahas lidhjeve me ISIS, policia thotë se grupi vepronte edhe për të bërë rekrutime për organizatën terroriste Al Kaeda.
Sipas zyrtarëve, ata kishin planifikuar sulme në tempuj, kisha dhe xhami për të shkaktuar konflikte midis grupeve të ndryshme fetare.
-
Pedagogu shqiptar i arrestuar në Malajzi për terrorizëm është Klodian Zaimaj
-
Policia jep detaje për shqiptarin e arrestuar në Malajzi
-
Arrestohen 9 persona në Gjermani e Holandë, dyshohen se planifikuan sulme terroriste
-
Turqia arreston edhe mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
-
Gjermania arreston pesë të dyshuar për planifikim të një sulmi në treg Krishtlindjesh