Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim prej 7 muajsh për të akuzuarin P.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “ Marrje ryshfeti” nga neni 343 i Kodit Penal të Kosovës, transmeton Koha.net.
Më këtë kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate ka refuzuar si të pabazuara ankesat e prokurorisë dhe të akuzuarit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, të datës 07.12.2016.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoApeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar mirë ligjin penal.
Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e prokurorisë për dënim më të ashpër, ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje të dënimit.