Aksident zinxhiror në Prishtinë

Aksident zinxhiror në Prishtinë

01 tetor 2017 23:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës në Prishtinë.

Së paku katër makina janë përfshirë në këtë aksident që ka ndodhur te udhëkryqi në mes të Konvikteve të Studentëve dhe Fakultetit Teknik.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes aty ka të lënduar. Koha.net ka provuar të kontaktojë zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës, por të dielën mbrëma e ka pasur të pamundur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme