Babë e bijë kanë vdekur në një aksident në Bjeshkën e Pobërgjës në Deçan.
Vllaznim Nitaj, i cili ishte me viktimat në momentin e aksidentit, thotë se shkak i këtij aksidenti ishte bërë një defekt në makinën e tyre, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë makinë ishin edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri në QKUK. G.N, i lindur në vitin 1974 dhe bija e tij A.N e lindur më 2001, ishin shtetas gjermanë dhe këtë të shtunë kishin planifikuar të ktheheshin në Gjermani.
“Viktimat kanë gjetur vdekjen derisa ishin duke shkuar për ta vizituar një familjar të tyre, me ç’rast viktima e parë ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë në spitalin Rajonal të Pejës”. Nga janari deri në korrik të këtij viti kanë ndodhur 65 aksidente me fatalitet dhe kanë vdekur 71 persona.