Kolegji i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjykatës vendor, me gjyqtarin e EULEX-it që kryesonte, nxori aktgjykimin me datë 22 qershor 2017 në rastin Xh. K. - PAKR 648/16.
“Ankesa kishin paraqitur avokati mbrojtës dhe PSRK-ja, ndërsa Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës nr. 185/15, të datës gusht 2016, duke riklasifikuar krimet me të cilat i akuzuari ishte dënuar në krime lufte kundër personave individualë në vend të krimeve të luftës kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës së Apelit të Kosovës, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktgjykimi i kundërshtuar u konfirmua në lidhje me lirimin për një akuzë për vrasje.
Dënimi unik prej 8 (tetë) viteve burgim të shqiptuar kundër të pandehurit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, përkatësisht me gjobë prej 1500 euro (njëmijë e pesëqind), ndryshohet me 7 (shtatë) vjet burgim dhe një gjobë prej 1200 eurove (njëmijë e dyqind).