Zjarri i rrezikshëm në zonën e Vorës, që rrezikoi që prej mbrëmjes së të enjtes një fabrikë fishekzjarres, tashmë e ka një autor të dyshuar, siç njoftojnë nga Policia e Tiranës.
Ai është një shtetas 16-vjeçar nga fshati Gjokaj, i proceduar edhe më parë për veprën penale të “prerjes së paligjshme të pyjeve”, teksa përballet tashmë me akuzën e “shkatërrimit nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, përcjell tp.
Policia ka mundur të dokumentojë me prova ligjore autorin e ngjarjes, i cili dyshohet se ditën e mërkurë rreth orës 19, ka shkaktuar rënien e zjarrit në kodrat e fshatit Kuç pas një bishti cigareje të hedhur në tokë, e për pasojë janë djegur mbi 5 hektarë bimësi, shkurre e ullinj.
Ndërkohë, prej dy ditësh tashmë vijojnë përpjekjet e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile dhe ushtrisë për fikjen e zjarrit.
-
Nga fishekzjarrët u dogj një pjesë e pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi
-
Arrestohet një 18-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se dogji dy hektarë arë me grurë
-
Ndalohet një 68-vjeçar për ndezje të zjarreve në Dibër
-
Arrestohet 51-vjeçari për zjarrvënie të pyjeve në Dumnicë, zjarri filloi nga prona e tij
-
Zjarri djeg disa hektarë të mbjella në Shqipëri