Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Perandori Dioklecian” në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Në raportin policor thuhet se disa të dyshuar duke vozitur me veturë kanë shtënë me armë zjarri drejt një viktime mashkull, të cilin e kanë goditur në këmbë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk janë bërë të ditura motivet e të shtënave drejt këtij personi, megjithatë viktima nga lëndimet e marra është dërguar në QKUK.
Pas tretmanit mjekësor ai është liruar, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë cal-7 mm dhe po ashtu kanë sekuestruar edhe veturën e cila dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.