Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konstatuar shkelje ligjore në 3 vendime të KK-së të miratuara në mbledhjen e fundit të 9 marsit, ndërkohë nëpërmjet një shkrese kjo Ministri u është drejtuar kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa, dhe kryesuesit të KK-së, Faruk Guri, që t’i procedojnë edhe një herë këto vendime para këshilltarëve, shkruan sot Koha Ditore.
Pas vendimit të KK-së nr. 35 për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga komisioni vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë kompanisë “Fitorja”, MAPL-ja ka shqyrtuar ligjshmërinë dhe ka vlerësuar se ky vendim është në kundërshtim me dispozitat ligjore derisa në procesin e votimit nga 41 këshilltarë sa ka gjithsej KK-ja e Ferizajt, është miratuar me 18 vota për, ndërkaq është dashur të jenë së paku 21 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.