Drejtori i shkollës në Gjilan zgjedh ditëlindjen e tij si datë të shënimit të ditës së shkollës

Drejtori i shkollës në Gjilan zgjedh ditëlindjen e tij si datë të shënimit të ditës së shkollës

18 mars 2017 19:24

Drejtori i një shkolle në Gjilan, ka zgjedhur ditëlindjen e tij si datë kur do të shënohet edhe dita e shkollës.

Emrush Qamili, drejtor në Shkollën e Mesme të Artit Pamor “Adem Kastrati”, thotë se nuk e ka bërë një gjë të tillë qëllimisht derisa premton se do ta ndryshojë, raporton KTV.

Gjithashtu, Qamili është duke e mbajtur pozitën e tij, pavarësisht një vendimi të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyes Civil që kishte anuluar konkursin, nga i cili ai ishte zgjedhur drejtor. Në Drejtorinë e Arsimit, e pranojnë se nuk e kanë zbatuar këtë vendim.


Drejtori zgjedh ditëlindjen e tij si datë të... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme