Javët e Biznesit Kosovar 2017 “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”, ka vazhduar sot me ekspozimin e prodhimeve vendore në qendrën tragtare Plus Market në Ferizaj, ku prodhimet e tyre po i promovojnë shumë kompani nga Kosova e Shqipëria, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se kjo është qendra më e madhe apo streha kryesore e prodhimeve vendore në Kosovë. Kjo qendër është thuajse e vetmja në vend e cila që nga hapja bojkoton prodhimet serbe dhe ka për konsumatorët vetëm prodhime vendëse, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAKB-ja, falënderon këtë qendër që po mundëson që të ketë vetëm prodhime vendore, ndërsa thotë se, “me Javët e Biznesit Kosovar 2017 “Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”, po tentojmë ta ndryshojmë mentalitetin konsumues të prodhimeve vendore dhe se pjesë e zhvillimit ekonomik të bëhen edhe konsumatorët. Kjo qendër, fuqishëm prioritet i ka dhënë dhe po i jep prodhuesve vendor”.
“Jemi këtu që të ngremë vetëdijen konsumuese për prodhimet kombëtare. Prodhuesit e kanë obligim të plasojnë prodhime cilësore e të cilat janë më të mira”, thotë ai.
Sipas tij ekonomia e Kosovës, nuk është stabile në mungesë të prodhimit vendor e për të rritur fuqinë, konkurruese të ndërmarrësve kosovarë, qeveria duhet të vazhdojë me reforma fiskale dhe mos të ndalet vetëm me ato të cilat hyjnë në fuqi nga një janari 2018.
“Prodhimet kosovare nëpër qendrat tjera tregtare nuk kanë hapësirë më shumë se 5-7 për qind, të cilat kushtëzohen dhe shantazhohen nga disa tregtarë jo të ndërgjegjshëm”, tha Shahini.
Sylejman Neziri, pronar i Plus Marketit, tha se në këtë panair po marrin pjesë mbi njëqind prodhues vendor dhe ky promovim i prodhimeve vendore po bëhet në përvjetorin e parë të qendrës.
Sipas tij duke i dhënë hapësirë produkteve vendore bënë që në arkën e shtetit të Kosovës të qarkullojnë mbi dy milionë euro.