Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E-kioska pa shërbime të kadastrës

Komuna e Pejës në shërbyesin elektronik E-kioskë kishte planifikuar që gjatë këtij viti ta funksionalizonte edhe ofrimin e shërbimeve kadastrale për qytetarët, përveç shërbimeve të ofiqarisë, që i ofron.

Me funksionalizmin e këtij shërbimi shtesë në E-kioskë, që do t’u ofronte mundësinë qytetarëve të merrnin edhe kopjet e planit dhe fleta poseduese të pronave, Komuna kishte synuar që edhe të pakësonte radhët që krijohen para sporteleve që ofrojnë shërbime të Drejtorisë së Kadastrës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga muaji maj Drejtoria e Administratës Komunale po punonte që ta bënte të mundur nxjerrjen edhe të fletës poseduese të pronave dhe kopjeve të planit, por, siç thotë drejtori i Administratës Komunale, Fatmir Asllani, shtimi i kësaj mundësie për qytetarët në shërbyesin elektronik ka qenë i ndërlidhur ngushtë me dhënien e qasjes së lirë në të dhënat kadastrale nga Agjencia Kadastrale...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.