Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maturantët e Lipjanit me protestë kërkojnë ekskursionin në shtator

Zvarritja e procedurave tenderuese për ekskursionin e katër shkollave të mesme të Lipjanit ka nxitur reagimin e maturantëve. Për këtë shkak, nxënësit kanë protestuar, duke kërkuar që ekskursioni të mbahet në shtator.

Semir Gashi, drejtor i gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, ka thënë se pak javë më parë këshilli i shkollës pa pëlqimin e maturantëve ka vendosur që ekskursioni për Shqipëri të organizohet në muajin maj të vitit të ardhshëm, dhe shkaku i këtij vendimi deri tashti nuk është iniciuar asnjë procedurë tenderuese për transport dhe rezervim të hotelit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gashi, ka shpjeguar se udhëzimi administrativ i MASHT-it ia jep mundësinë secilës shkollë që ekskursioni në Shqipëri të organizohej në periudhën prill-maj apo shtator-tetor. “Takimin të cilin e kemi mbajtur me këshillin e shkollës e kemi parë të arsyeshme që ekskursioni i maturantëve të organizohet në muajin maj të vitit të ardhshëm, dhe për këtë arsye nuk kemi iniciuar ndonjë procedurë të tenderimit.

Organizimi i ekskursionit në këtë periudhë kohore po i çrregullon të gjithë maturantët nga procesi mësimor”, ka thënë Gashi.

Sidoqoftë Gashi, ka thënë se sot (e hënë), do ta organizojë edhe një takim me këshillin e shkollës dhe këshillin e nxënësve për t’i marrë mendimet e tyre lidhur me këtë ekskursion... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.