Arbëri

83 vjeçarit nga Obiliqi i digjet shtëpia, mbetet pa kulm mbi kokë

Këto enë shtëpiake janë te vetmet gjëra qe kanë shpëtuar nga zjarri i shkaktuar para 3 ditësh ne shtëpinë e 82-vjeçarit Tefik Dedinca në komunën e Obiliqit.

Agim Dedinca , dëshmitar i ngjarjes, dhe i dëmtuari Tefik Dedinca, dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike, raporton KTV.

Ai thotë të kenë qenë pothuajse në gjumë kur kishin dëgjuar krisma të shumta që vinin nga pjesa e sipërme e shtëpisë.

Në ndihmë Dedincës i kanë ardhur të afërmit.

Tefik Dedinca tani jeton në një shtëpi të improvizuar me kushte minimale për jetesë.

Kërkesa e vetme e tij është që në këtë moshë të shtyrë ta këtë një kulm mbi kokë.