Komuna e Ferizajt pa pëlqimin e banorëve në rrugën “Ramadan Rexhepi” ka iniciuar procedura të reja për dhënien e një parcele në shfrytëzim për 90 vjet, në të cilin është e ndërtuar një ndërtesë banesore publike në bashkëpronësi, shkruan sot Koha Ditore.
Komuna vazhdimisht po tenton që objektet banesore të ndërtuara gjatë viteve ‘50 t’i rrënojë dhe t’i ndërtojë të reja nëpërmjet kompanive private me koncesion pa ua bartur banorëve këto prona në emër të bashkëpronësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbledhjen e KK-së për të premten, me inicim të kryetarit të Komunës Muharrem Svarqa, është futur si pikë e veçantë e rendit të ditës dhënia e kësaj parcele në shfrytëzim për 90 vjet.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.