Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjeopolitika e Serbisë

Serbia dje mbajti zgjedhjet presidenciale. Raportet konfirmojnë fitoren e kryeministrit të deritashëm të këtij vendi, Aleksandar Vuçiqit, një figure kontroverse, i cili vjen nga Partia Radikale e Sheshelit, por që më vonë u nda prej tij dhe nuk hezitoi të flasë e të marrë hapa drejt aderimit në Bashkimin Europian, por po ashtu vazhdimisht kultivoi raporte të ngushta me Rusinë e Kinën.

Më poshtë ë shifra dhe fakte nga gjeopolitika e Serbisë:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Serbia zhvilloi të dielën zgjedhjet presidenciale, të fituara nga kryeministri Aleksandar Vuçiç.

Më poshtë vijojnë shifra dhe fakte nga gjeopolitika e Serbisë:

POZITA GJEOGRAFIKE: Serbia me një sipërfaqe prej 77 472 kilometrash katrorë kufizohet me Hungarinë në veri, Rumaninë dhe Bullgarinë në lindje, Kosovën dhe Maqedoninë në jug dhe me Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnje-Hercegovinën në perëndim.

KRYEQYTETI: Beogradi (1 639 121 banorë)

POPULLSIA: 7,12 milionë banorë. Një minoritet i madh hungarez jeton në Vojvodinë, në veri të Serbisë.

BESIMI FETAR: Pjesa më e madhe e serbëve janë të krishterë ortodoksë.

GJUHA ZYRTARE: Serbishtja

HISTORIA: Mbretëria e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, krijuar në vitin 1918, merr emrin Jugosllavi në vitin 1929. Pushtuar nga Gjermania në vitin 1941, Serbia bëhet në vitin 1946 një prej gjashtë republikave të Federatës jugosllave të krijuar nga Tito.

Pas vdekjes së tij, në vitin 1980, nacionalistët shpërbënë Federatën. Në muajin maj 1989, Slobodan Milosheviçi, në atë kohë numri dy i regjimit, zgjidhet president i Serbisë. Ai hoqi autonominë e Vojvodinës dhe Kosovës.

Pas shpërbërjes së federatës në vitin 1991-1992, Serbia formon me Malin e Zi, Republikën Federale të Jugosllavisë (RFY), më pas, në muajin shkurt 2003, Federatën Serbi-Mali i Zi, deri në kohën që Mali i Zi shpall me anë të referendumit pavarësinë në qershor 2006.

Kosova, deri në qershor të vitit 1999 krahinë , shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kjo pavarësi është njohur deri tani nga mbi 114 shtete dhe nga 23 nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Pas rrëzimit të Millosheviqit në vitin 2000, Sebia filloi tranzicionin drejt një shoqërie demokratike. Vendi mori statusin e kandidatit në BE në muajin mars 2012 pasi dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (TPIY) të gjithë të arratisurit e kërkuar për krime lufte dhe pas progreseve në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

INSTITUCIONET: Demokraci parlamentare. Pas pavarësisë së Malit të Zi, parlamenti serb miratoi më 5 qershor 2006 një deklaratë duke e bërë shtetin serb pasardhës të RFJ.

Parlamenti me 250 deputetë dominohet nga një koalicion pro-evropian ku bën pjesë dhe Partia Socialiste e Serbisë, që ishte formacioni i Slobodan Millosheviçit.

EKONOMI: Ekonomia serbe është e bazuar në industri, bujqësi dhe shërbime. Ajo ndikohet ende nga konfliktet e viteve 90 dhe sanksionet ndërkombëtare kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Gjendja aktuale e ekonomisë është e vështirë.

PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO: 38,4 miliardë dollarë.

PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO PËR BANOR: 5 270 dollarë për banor. Borxhi i jashtëm i Serbisë arriti në 24,1 miliardë euro në fund të vitit 2011.

MONEDHA: Dinari