Forcat paqësore të BE-së në B e H (EUFOR) ua kanë tërhequr vërejtjen liderëve të këtij vendi se janë të gatshme të ndërhyjnë shpjet nëse përsëritet dhuna, dy decenie pas përfundimit ë luftës në të cilën u vranë 100 mijë persona, transmeton Koha.net.
Shqetësimi po rritet për shkak të destabilitetit gjithnjë e më të madh në Ballkanin historikisht jostabil, përfshirë presionet separatiste në B e H, bojkotin parlamentar në Mal të Zi dhe tensionet e përtëritura ndërmjet Serbisë e Kosovës, përcjell al jazeera .
"Shumëçka është arritur, por sërish mund të humbasë ", ka thënë gjeneralmajori Anton Waldner në ceremoninë në Sarajevë ku u shënua marrja e komandës së re të EUFOR-it. EUFOR ka 800 ushtarë të vendosur në B e H.
"Ende është në fuqi mandati ekzekutiv që mundëson menjëherë shtimin e konsiderueshëm të forcave të EUFOR-it. Nuk do të ngurroj, sipas nevojës të kërkoj forca rezervë", ka thënë austriaku Waldner. "Ju, liderët politikë e keni çelësin më të fuqishëm në duart tuaja”
Komandanti i ri i operacioneve të EUFOR-it, gjeneral James Everard, ka thënë se kanë qenë të pranishme “ndikimet e jashtme në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor që kanë potencial ta vënë në dyshim përparimin".
Liderët e vendeve perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet ta shfrytëzojë ndikimin gjithnjë më të vogël Bashkimit Evropian në Ballkan ashtu që po manipulon me ngjarjet në rajon.
Edhe
EUFOR aktivizon forcat rezervë dhe dërgon 500 trupa në Bosnje
Rusia, e cila mohon këto akuza, historikisht është aleate e Serbisë.
"Në dritën e këtyre sfidave, kryesorja është jemi bashkë", ka shtuar britaniku Everard.