Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se nga rrëzimi i një helikoteri ushtarak në rajonin lindor, Donbas, janë vrarë 5 vetë që ndodheshin në të.
Ministria tha se përplasja ka ndodhur sot afër vendit Kramators, ku gjendet selia e operacionit ushtarak kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës.
Ministria tha se dy anëtarë të ekuipazhit dhe tre udhëtarë u vranë kur helikopteri i tipit, Mi-2, ishte përplasur në përçuesit elektrikë.
Për afro tri vite, forcat e qeverisë së Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore.
Gjat kësaj lufte janë vrarë më se 9,750 vetë dhe qindra mijëra njerëz janë zhvendosur.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona vdesin në një helikopter që u rrëzua në Ukrainë
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme, shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur
-
12 të vrarë nga një sulm rus pranë një autobusi në Ukrainë
-
Pesë të vdekur nga përplasja e një helikopteri në Rusi
-
Të paktën 14 të vrarë dhe 37 të plagosur në sulmin me raketa ruse në Ukrainë