Tobias Ellwod, deputet i Parlamentit Britanik, po cilësohet si “hero” pasi është fotografuar duke dhënë ndihmën e parë pas sulmeve terroriste në Londër.
Deputeti nga radhët e Konservatorëve i kishte ofruar ndihmën e parë policit të therur para Parlamentit, raporton BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Katër persona, përfshirë policin, vdiqën në sulmet e sotme në Londër. Polici ishte therur pasi sulmuesi kishte goditur me veturë dhjetëra qytetarë në urën Westminster.
Menjëherë pasi policia kishte qëlluar sulmuesin, mjekët kishin dhënë ndihmën e parë për të ndihmuar të dy. Edhe Ellwood kishte provuar të ndihmonte duke i dhënë frymëmarrje artificiale.
Veprimi i tij është vlerësuar lartë nga qytetarët dhe deputetët tjerë në Parlamentin britanik.