Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Rusi ka rënë dukshëm nataliteti

Shërbimi i statistikave i Rusisë tha se lindjet në këtë vend kanë rënë për 10.7 për qind në vitin 2017, krahasuar me vitin paraprak.

Edhe pse norma e vdekjeve në Rusi në vitin 2017 është zvogëluar për 3.9 për qind krahasuar me 2016-ën, norma e lindjeve nuk i ka kontribuar rritjes së popullsisë, bëjnë të ditur të dhënat e Shërbimit Statistikor të Shtetit (Rosstat).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia tha se 1.69 milion fëmijë kanë lindur në Rusi vitin e kaluar – 203,000 më pak se në vitin 2016.

Është ky viti i tretë radhazi që Rosttat regjistron rënie të natalitetit.

Në muajin nëntor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur shqetësim për “situatën akute demografike në Rusi” dhe ka thënë se qeveria do të “rishikojë programin kombëtar demografik”.

Popullsia ruse është zvogëluar prejse ka arritur kulmin në mbi 148 milionë në vitin 1992, një vit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.