Liga Arabe do të takohet më 1 shkurt për të diskutuar si të kundërshtojë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt, MENA.
Gjashtë ministrat e Jashtëm arabë, të cilët janë takuar javën e kaluar në Amman, kanë thënë se shtetet arabe do të nisin hapa diplomatikë për t’i bindur Kombet e Bashkuara që të njohin si shtet Autoritetin Palestinez me kryeqytet, Jerusalemin Lindor, transmeton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa ditë pas vendimit të presidentit Trump, ministrat arabë e patën cilësuar këtë vendin si “shkelje të rrezikshme të ligjit ndërkombëtar”.
Statusi i Jerusalemit është një nga pengesat kryesore për arritjen e ndonjë marrëveshje paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve.