Zjarrfikësit u thirrën për të shuar zjarrin në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe të ish-kandidates presidenciale Demokratike Hillary Clinton në Chappaqua, New York, ka thënë policia, raporton Reuters.
Deri më tani nuk është thënë se ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu në shtëpinë e tyre, ka thënë Arthur Mendoza nga Policia, duke shtuar se nuk mund të jap detaje tjera, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi lokal “Journal News”, duke cituar transmetimet nëpër radio nga shërbimet e emergjencave, ka thënë se zjarri është përhapur nga dhoma e gjumit dhe më pas është shuar.