Qeveria gjermane planifikon të sjellë në Gjermani nga Iraku fëmijët e luftëtarëve të Shtetit Islamik.
Ministria e Jashtme e RFGJ i është lutur qeverisë në Bagdad që të japë një leje udhëtimi për të miturit që mbahen në qendrat e marrjes në pyetje dhe në burgjet e vendit. Këtë e bën të ditur gazeta Süddeutsche Zeitung, NDR dhe WDR. Por deri tani këto leje udhëtimi nuk janë dhënë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e jashtme e justifikoi iniciativën e saj me motive humanitare dhe me detyrimin për të mbrojtur shtetasit gjermanë.
Veç kësaj, te të afërmit në Gjermani, kujdesi për fëmijët do të jetë më i mirë. Ministrisë së Jashtme Gjermane iu drejtuan për këtë nënat e fëmijëve. Konkretisht bëhet fjalë për fëmijët e gjashtë nënave, të cilët janë diktuar në zonën e luftës dhe janë arrestuar atje. Janë femra, të cilat qenë bashkuar me Shtetin Islamik. Por besohet se numri i fëmijëve të tillë në Irak është më i madh. Para vendimit për t'i kthyer fëmijët, do të diskutohen çështje sigurie. Gratë i presin në Irak dënime, për shkak të aktivitetit të tyre për IS.