Botë

Trumpi kërcënon mediat me marrje të licencës shkaku i raportimeve

Descriptive Text

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes së licencave për televizionin NBC News dhe disa të tjera, pas raportimeve të tyre negative.

NBC, shtëpinë mediale e cila e bëri të famshëm akoma më shumë me emisionin e tij Praktikantët, Trumpi e mori për thumb, pasi gazetarët raportuan se ai deshi të rrisë 10 herë më shumë arsenalin bërthamor amerikan.

Këtë lajm Trumpi natyrisht e quajti të rrejshëm dhe trillim. NBC po ashtu zemëroi Shtëpinë e Bardhë javën e shkuar kur raportoi se sekretari i shtetit e kishte quajtur presidentin, idiot.

Kjo detyroi presidentin që në Twitter të shkruajë se me të gjitha këto lajme të rrejshme që dalin nga NBC, duhet diskutuar licenca e tij. Raportin për rritjen e arsenalit bërthamor të SHBA-së Trump e komentoi se vetëm është angazhuar për ruajtjen e arsenalit në gjendje të përkryer.