Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata shkarkon Presidenten e Koresë së Jugut

Gjyqtarët e Koresë së Jugut kanë provuar fajësinë e Presidentes Park Geun-hye, duke e shkarkuar atë nga detyra.

Ajo u fajësuan nga parlamenti në dhjetor, në lidhje me përfshirjen e saj në një skandal korrupsioni, që përfshinte edhe mikun e afërt të saj Choi Soon-sil.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkarkimin e zonjës Park nga detyra do të thotë se Koreja e Jugut tani duhet të zgjedhë një president të ri deri në fillim të majit.

Gjithashtu ajo humbi edhe imunitetin e saj prej presidenti dhe tashmë mund të ndiqet penalisht.

Ajo dhe miku i saj, Choi kanë mohuar akuzat, por nuk ia arritën të bindin gjykatën për pafajësinë e tyre.

Znj. Park ishte pezulluar nga detyra si presidente që nga dhjetori dhe kryeministri i vendit kishte marrë përsipër, përkohësisht, përgjegjësitë e saj.

Ky shkarkim përbën edhe rastin e parë në Korenë e Jugut, ku një udhëheqës i parë, i zgjedhur në mënyrë demokratike, shkarkohet nga detyra.