Kreu i Katalonisë hap dyert për shpalljen e pavarësisë

Kreu i Katalonisë hap dyert për shpalljen e pavarësisë

01 tetor 2017 23:10

Kreu i Katalonisë Carles Puigdemont, ka thënë se pas një dite me shumë tension, ku policia vendosi t’i pengojë gjatë votimit, Katalonia është e mundur ta fitojë pavarësinë.

“Në këtë ditë të shpresave dhe vuajtjeve, qytetarët e Katalonisë kanë fituar të drejtën për një shtet të pavarur në formën e një republike”, tha Puigdemont, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se “Qeveria ime në ditët e ardhshme do të dërgojë rezultatet e votimit të sotëm në Parlamentin katalanas, aty ku qëndron sovraniteti i popullit tonë në mënyrë që të veprojë në përputhje me ligjin”.

Ky ligj parasheh një deklarim të njëanshëm të pavarësisë nga parlamenti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme