Botë

Kryeministri spanjoll thotë se sot nuk kishte referendum pavarësie

Descriptive Text

Sipas kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, sot Katalonia dështoi të mbajë referendum të pavarësisë, pasi sipas tij, më shumë se 760 persona kanë mbetur të plagosur e të lënduar gjatë përleshjes mes policisë dhe votuesve.

“Njerëzit e Katalonisë u mashtruan dhe morën pjesë në këtë votim të ndaluar”, tha Rajoy duke shtuar se ky referendum ishte strategji nga qeveria rajonale që është kundër ligjshmërisë dhe harmonisë demokratike në vend, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Në fund, kryeministri ka falënderuar forcat e sigurisë për ndërhyrje te votuesit.