Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë të dielën akuzat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që ishte shprehur se shërbimet sekrete izraelite kishin pasur rol në organizimin e referendumit të kritikuar mbi pavarësinë e Kurdistanit irakian.
Gjatë hapjes së mbledhjes së përjavshme qeveritare, Netanyahu përgënjeshtroi çdo lidhje të shërbimeve sekrete të vendit të tij në referendumin e Kurdistanit irakian duke shprehur gjithashtu simpatinë e tij për popullin kurd, përcjell ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoErdogani kishte thënë dje se Mosadi izraelit kishte luajtur rol në referendumin që u zhvillua më 25 shtator në rajonin autonom të Kurdistanit.