Mediat amerikane raportojnë se disa qindra marinsa janë vendosur në Siri, me armë të rënda artilerike, dhe se po përgatiten për të dëbuar grupin militant Shteti Islamik nga bastioni i tij në Raka.
Washington Post dhe Associated Press thanë se marinsat po parapozicionojnë artilerinë për të mbështetur forcat lokale në luftën për rikthimin e qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReuters po ashtu raportoi se administrata amerikane është duke shqyrtuar vendosjen e rreth 1,000 ushtarëve në Kuvajt, për të shërbyer si forcë rezervë në betejën kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Këto zhvillime, sipas analistëve, tregojnë se Shtëpia e Bardhë, nën udhëheqjen e Donald Trumpit, po i jep Pengatonit fleksibilitet më të madh në luftën kundër Shteti Islamik.
Komandantët ushtarakë patën kërkuar më shumë liri nga ish-presidenti Barack Obama.