Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sipas Putinit, janë të panevojshme sanksionet e reja kundër Phenianit

Presidenti rus Vladimir Putin i cilësoi sot si të panevojshme dhe jo efikase përdorimin e sanksioneve të reja kundër Phenianit, duke vlerësuar se duke u angazhuar në një histeri ushtarake rreth Koresë së Veriut nuk ka asnjë kuptim dhe mund të sjellë një katastrofë planetare.

“Rusia dënon këto ushtrime të Koresë së Veriut, që zhvilloi të dielën një test me bombë me hidrogjen, por përdorimi i çdolloj sanksioni në këtë rast është i panevojshëm dhe jo efikas”, theksoi Putini në kuadër të samitit të fuqive në rritje të BRICS në Kinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të angazhohesh në një histeri ushtarake nuk ka asnjë kuptim (…) e gjithë kjo mund të sjellë një katastrofë planetare”, vazhdoi ai.

Koreja e Veriut zhvilloi të dielën në mëngjes testin e saj të gjashtë bërthamor, ndërkohë që ekspertët koreanojugorë vlerësojnë se kjo bombë kishte një fuqi prej 50 kilotonë, ose tre herë më e fuqishme se sa bomba atomike që amerikanët lëshuan në Hiroshima.