Testimet e fundit të ushqimit në Austri kanë treguar se në këtë vend kanë arritur disa vezë të kontaminuara me insekticidin fipronil, ka thënë Agjencia për Siguri Ushqimore.
Miliona vezë të pulave janë larguar nga tregjet evropiane, për shkak të frikës së kontaminimit me këtë insekticid, derisa mijëra pula mund të largohen nga Holanda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi identifikuar insekticidin fipronil në disa mostra”, ka thënë përmes një deklarate, Agjencia për Siguri Ushqimore në Austri, duke shtuar se 80 mostra janë marrë nga disa lloje të produkteve ushqimore, shkruan rel.
Kontaminimi është vërejtur në produktet e përdorura në industrinë e restoranteve, që kanë ardhur nga Gjermania, Holanda, Belgjika, dhe Polonia.
Sipas kësaj agjencie, produktet e kontaminuara duhet të largohen menjëherë nga tregu, ndonëse nuk ka rrezik të shëndetit publik.
Insekticidi fipronil përdoret për largimin e insekteve nga kafshët shtëpiake, dhe është i ndaluar në Bashkimin Evropian.
Autoritetet holandeze kanë arrestuar të enjten dy udhëheqës të kompanive, pas frikës për sigurinë e ushqimeve, derisa prokurorët kanë thënë se ata janë të dyshuar për kërcënim të shëndetit publik dhe posedim të insekticidit të ndaluar.