Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evakuohet një zonë në Manchester, ka të arrestuar

Pas sulmit në Manchester, ku mbetën të vdekur 22 persona, organet kompetente në Britaninë e Madhe e cilësuan nivelin e kërcënimit si “kritik”, duke thënë se mund të ketë sulme të pashmangshme.

Policia britanike gjatë ditës së sotme ka rrethuar një zonë të njohur si Moss Side dhe ka evakuuar disa shtëpi ku në një prej tyre gjetën një mjet shpërthyes të kontrolluar, me ç’rast dy persona u arrestuan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, gjatë ditës së sotme, kryeministrja britanike Theresa May ka thënë se kërcënimi është ulur një nivel në të “rëndë”, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa ushtarët të cilët kanë dalë rrugëve në ndihmë të policisë britanike, të cilët pritet të tërhiqen gjatë mesnatës së të hënës.

“Publiku megjithatë duhet të jetë në dijeni për këtë. Kërcënime të nivelit “të rëndë” përsëri mund të jenë të mundshme. Vendi duhet të jetë vigjilent”, ka thënë May.

Disa zyrtarë të inteligjencës, kanë identifikuar 23,000 ekstremistë xhihadist që aktualisht jetojnë në Britaninë e Madhe.