Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina teston një lloj të ri rakete

Kina njoftoi sot se ka testuar një lloj të ri rakete në detin pranë gadishullit korean, ky njoftim bëhet i ditur ditën e zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut, në një kontekst të tensioneve dypalëshe.

”Testi i kryer në detin Bohai, kishte si objektiv përmirësimin e kapaciteteve operacionale të forcave të armatosura dhe për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare”, njoftoi Ministria kineze e Mbrojtjes .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria nuk përcaktoi datën e lëshimit të raketës, duke njoftuar vetëm se ishte regjistruar së fundmi. Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë në lidhje me karakteristikat e raketës.

Kina kishte kërkuar javën e fundit ndalimin e një sistemi të mbrojtjes anti-raketore amerikane në Korenë e Jugut, ku Uashingtoni njoftoi në fillim të majit futjen në shërbim të këtij sistemi.